Pershkrimi
Radhimë, shitet apartament 2+1 me 2 ballkone, buzë detit, në një kompleks rezidencial pranë portit të jahteve “Marina Orikum”. Apartamenti është i mobiluar dhe me tavane të investuara, ka orientim drejt bregdetit të Radhimës dhe ndodhet vetëm 50 m larg bregut të detit. Një nga elementet që e bëjnë të veçantë apartamentin janë 2 ballkonet, ku mund të shijoni qetësinë dhe mbrëmjet verore në një atmosferë relaksuese pranë detit. Rezidenca përbëhet nga dy struktura të vogla hoteliere me pishinë dhe disa njësi banimi, duke krijuar një ambient të qetë dhe të përshtatshëm për pushime dhe banim. Një nga avantazhet kryesore të pronës është afërsia e menjëhershme me Marina Orikum, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit elitar dhe atij detar në zonë. Zhvillimi i marinës pritet t’i japë një impuls të ri turizmit të jahteve dhe shërbimeve premium, duke sjell ngritjen e vleres se pronave ne kohe te afert. Zona është pjesë e projektit të rikualifikimit Lungomare 3, i cili ka sjellë një koncept të ri urban përgjatë bregdetit, me shëtitore, korsi biçikletash, gjelbërim dhe hapësira të dedikuara për këmbësorët. Falë pozicionit buzë detit dhe afërsisë me marinën, kjo pronë përfaqëson një mundësi tërheqëse si për banim dhe pushime, ashtu edhe per dhënie me qira sezonale.
📍Gjithashtu, në krah të këtij apartamenti, disponojmë për shitje edhe opsion garsoniere me ballkon,40 m²= 105,000 €ur
CILËSIMET E PRONËS
• Sallon ndenjeje
• Ambient gatimi
• 2 dhoma gjumi
• 1 tualet
• 2 ballkone
• Kondicioner
• I mobiluar
• Sipërfaqe bruto: 85 m²
• Sipërfaqe neto: 73 m²
• Orientim: Perëndim
• Kati: 4
• Distanca nga deti: vetëm 50 m
• Me dokumentacion të rregullt hipotekor
• Vendndodhja: Radhimë, Vlorë
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni:
📲 069 273 1191
#Radhime #MarinaOrikum #ApartamentNeShitje #VloreRealEstate #AlbanianRivier
Detaje
-
Siperfaqe85 m2
-
Dhoma3
-
Tualete1
-
Ballkone2
Kategoria
Adresa
-
Rruga Radhime-Orikum 76, 9426 Vlorë, Albania
Add a review