Pershkrimi
Dhermi, Shitet apartament 1+1, i pozicionuar në një kompleks rezidencial në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit shqiptar. Ndodhet ne lagjen Gjilek, rruga Perivolo, pranë Rezidencës Taraca e Ullirit. Apartamenti është investuar dhe mobiluar me një stil minimalist mesdhetar, duke ofruar një atmosferë elegante, komode dhe funksionale. Një vlere e shtuar e kësaj prone është ballkoni i gjerë me orientim drejt detit, ku mund të shijoni qetësinë dhe mbrëmjet verore me pamje relaksuese. Ambjentet jashtme te kompleksit jane të dedikuara ekskluzivisht për banorët, duke krijuar privatësi dhe cilësi të lartë jetese. Prona eshte e aksesushme nga rruga e makines, distanca me buzen e Detit te Drymadhes vetem 5 min me automjet, Green Coast Palas 8 min. Vend parkimi i dedikuar per kete apartament.
Apartamenti ka planimetri të rregullt katrore dhe kubaturë optimale duke mos patur shum metra katror te perbashketa. Përveçse një zgjedhje ideale për banim apo shtëpi pushimi, kjo pronë përfaqëson edhe një investim të sigurt, pasi mund të jepet me qira sezonale ose afatgjatë, duke gjeneruar të ardhura të konsiderueshme dhe duke garantuar rritje të vlerës në të ardhmen.
Organizimi:
• Sallon ndenjeje
• Ambient gatimi
• 1 Dhomë gjumi
• Tualet me dritare
• Koridor hyrës
• Ballkon i gjerë me orientim nga deti
• Mobilim i realizuar nga arkitekt
• Kondicioner
• Sipërfaqe 60 m² neto / 65 m² bruto
• Orientim Perendim
• Kati 2
• Vend parkimi i dedikuar
• Me Dokumentacion Te Rregullt Hipotekor
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni:
Valjon Agency Shpk
📲 069 273 1191
Detaje
-
Siperfaqe65 m2
-
Dhoma2
-
Tualete1
-
Ballkone1
Kategoria
Adresa
-
Ruga Perivolo, 9425 Himarë, Albania
Add a review