Pershkrimi
Cmimi 550 000💶…Dhermi- Shitet Vilë Karakteristike 3-Katëshe në Dhërmi Fshat – Pamje Spektakolare nga Deti Jon. Në zemër të fshatit piktoresk të Dhërmiut ofrohet për shitje një vilë karakteristike 3-katëshe, e pozicionuar në një pikë panoramike, vetëm rreth 200 metra nga rruga nacionale Dhërmi–Himarë dhe pranë rrugës që të çon në kompleksin prestigjioz Zoe Hora. Çdo kat i banesës disponon verandë panoramike me pamje të hapur mbi Detin Jon, duke krijuar një atmosferë unike për të shijuar perëndimet magjepsëse të diellit dhe qetësinë që ofron fshati tradicional i Dhërmiut. Vila është ndërtim i ri i viteve te fundit, me strukturë monolite dhe organizohet në 3 kate, të lidhura me shkallë të brendshme,orientim i plotë drejt detit. Dy katet e para janë konceptuar për aktivitet turistik dhe organizohen me 6 mini-garsoniere në total (3 për çdo kat), secila e përbërë nga:
• Dhomë gjumi
• Ambient gatimi
• Tualet
• Ballkon me pamje
Kati i tretë është projektuar si një suite panoramike për banim privat, duke ofruar privatësi të plotë dhe një pamje të mrekullueshme mbi bregdetin.Falë strukturës së fortë të ndërtimit, vila mund të riorganizohet lehtësisht si rezidencë private luksoze apo si një Boutique Hotel me standard të lartë. Kërkesa e lartë për akomodim në fshatin historik të Dhërmiut e bën teper te kerkuara struktuar hoteliere si një investim me perspektivë dhe potencial të lartë fitimi. Oborri i pronës krijon mundësinë ideale për ndërtimin e një pishine private dhe ambiente relaksi.
📌 Të dhënat e pronës:
• Sipërfaqe trualli: 450 m²
• Sipërfaqe ndërtimi: 420 m² (140 m² për kat)
• Statusi: Në proces hipotekimi
Kjo pronë ofron më shumë sesa një shtëpi; një investim në stil jetese, privatësi dhe vlerë afatgjatë në një nga perlat e Mesdhe
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni në: 📲069 273 1191.
Detaje
-
Siperfaqe420 m2
-
Dhoma7
-
Tualete6
-
Ballkone3
Kategoria
Adresa
-
Dhermi, Himarë, Vlorë, Albania
Add a review