Pershkrimi
RADHIME, SHITET HOTEL VIJË E PARË ME DETIN. Në zemër të Rivierës Shqiptare, në Radhimë, ofrohet për shitje hotel 5-katësh me 40 dhoma funksionale, i pozicionuar në vijën e parë me detin dhe vetëm 60 m nga bregu. Hoteli ndodhet në një zonë me perspektivë të lartë zhvillimi, pjesë e projektit të rikualifikimit Lungomare 3, i cili sjell një koncept të ri urban me shëtitore, korsi biçikletash, gjelbërim dhe hapësira të dedikuara për këmbësorët. Prona përfaqëson një mundësi të rëndësishme investimi në sektorin e turizmit, falë pozicionit premium, afërsisë së drejtpërdrejtë me detin dhe potencialit në rritje të zonës. Kapaciteti prej 40 dhomash krijon mundësi si për operim sezonal, ashtu edhe për zhvillimin e një strukture turistike me standard të lartë.Radhima është ndër destinacionet më të kërkuara të bregdetit shqiptar, me akses të shpejtë drejt Vlorës, Orikumit dhe destinacioneve të Rivierës së Jugut.
✅ Hoteli ka nje historik te konsoliduar ne treg dhe funksionale prej disa vitesh, me aktivitet të rregullt ne sezonin Maj - Tetor të çdo viti. Prona është e gatshme për të vijuar aktivitetin, me gjithcka nevojitet per vitin 2027.
INFORMACIONE MBI PRONËN
• Strukturë 5 kate mbi tokë (4 kate hotel + 1 kat shërbimi)
• 1 kat nëntokë për parkim
• 40 dhoma te mobiluara
• Salle Restoranti me tavolina karrike
• Guzhine funksionale me te gjitha paisjet profesionale
• Recepsion + 2 ambjente per stafin
• Lavanteri
• Dhoma te rinovuara dhe investuar vitet e fundit
• Tavane te Investuar dhe sisteme kondicionimi
• Dyer me sisteme hapje elektronike
• Tualete me sanitare bashkohore
• Ashencor
• Sipërfaqe totale ndërtimi: 2,300 m²
• Sipërfaqe trualli: 1,100 m²
• Distanca nga bregu i detit: 60 m
• Dokumentacion i rregullt hipotekor
📍 Radhimë, Vlorë – Riviera Shqiptare
📌Nuk Disponon Pishin
Për më shumë informacion dhe vizitë në pronë:
📲 069 273 1191
#AlbanianRiviera #HotelForSale #InvestInAlbania #AlbaniaRealEstate Radhime
Detaje
-
Siperfaqe2300 m2
-
Dhoma40
-
Tualete37
-
Ballkone35
Kategoria
Adresa
-
Rruga Radhime, 9426 Vlorë, Albania
Add a review