Pershkrimi
Dhërmi, shitet shtëpi karakteristike fshati 2-katëshe me oborr, në një nga zonat më ikonike të Jugut. Shtëpia ndodhet poshtë kompleksit Zoe Hora, me pamje panoramike drejt detit. Distanca nga rruga deri ku vjen makina është 70 m.
Shtëpia është tërësisht e rinovuar dhe e rikonstruktuar vitet e fundit. Punimet përfshijnë: zgjerimin e shtëpisë dhe krijimin e ballkonit panoramik, mbulimin me soletë dhe lidhjen e mureve, ngritjen nga toka të katit 0, në kuotën 1.7 m. Gjithashtu është rinovuar tërësisht me modele të reja, rrjeti elektrik dhe hidraulik, vendosja e kondicionerëve në dhoma dhe shtrimi me sanitare të reja.
Prona ka një sipërfaqe oborri të konsiderueshme, rreth 150 m², duke dhënë mundësinë e ndërtimit të një pishine private dhe mbjelljen e pemëve karakteristike. Prona ka pamje të lirë drejt bregdetit, pa pasur banesa që pengojnë pamjen.
Kjo pronë është një mundësi e mirë investimi për ata që preferojnë modelin e një vile private në bregdet, apo rimodelimin e pronës në një strukturë të vogël Boutique Hotel, në një koncept të ngjashëm me Zoe Hora. Kjo rrit vlerën e pronës dhe garanton kthimin e investimit në një kohë të shpejtë.
Cilësimet e Pronës
Kati 1: Sipërfaqe ndërtimi 61 m²
Kati 2: Sipërfaqe totale 124 m²
Oborri: Sipërfaqe trualli 224 m²
Organizohet:
Kati 1
Dhomë e madhe me sipërfaqe 33 m², e pa rinovuar
Verandë me lartësi 1.7 m
Oborr i gjerë me sipërfaqe rreth 150 m²
Portë hyrëse që shërben për dy banesa
Shkallë lidhëse për në katin 2
Kati 2: Sipërfaqe 124 m²
Koridor hyrës
Sallon i gjerë me dalje në ballkon
Ambient kuzhine
Tualet
2 dhoma gjumi
Koridor për 2 dhomat e gjumit me dalje në ballkon
Ballkon i gjatë me dritare
E mobiluar
Kondicioner
Me dokumentacion të rregullt hipotekor
Për më shumë informacion dhe një vizitë në pronë, na kontaktoni.
📲 0692731191
Detaje
-
Siperfaqe124 m2
-
Dhoma4
-
Tualete1
-
Ballkone1
Kategoria
Adresa
-
Dhermi, Himarë, Vlorë, Albania
Add a review